DITA E MËSUESVE | HISTORIA E SAJ NË BOTË DHE DY POEZI PËR FËMIJË

 


Çdo vitë, në datën e 7 Marsit, festojmë në Shqipëri 'Ditën e Mësuesve'. Sigurisht, është fakt i njohur se ajo ditë i është kushtuar gjithë mësuesve, ndërkohë dhe nxënësit u falin dhurata mësuesve të tyre si një falenderim dhe simbol për festën. Por, a kemi menduar ndonjëherë se si u krijua festa e Mësuesve?


Atëherë, në Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, duke patur mësues dhe drejtor të parë Pandeli Sotirin. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqipëtar, pasi deri atëherë dhënja e mësimeve për shkak të pushtimit Osman bëhej privatsisht brënda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Që nga ajo ditë 7 Marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit/es për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme historike për popullin tonë.


Kështu 7 Marsi u vendos si Dita e Mësuesve nga Shqipëtarët, por, si perceptohet kjo ditë në për botë? Dita e 7 Marsit i është kushtuar Mësuesve gjithashtu edhe në Indi. Në këtë ditë të vitit 1935 ka qënë hera e parë që e kanë festuar. Për ta, kjo ditë feston lindjen e Dr Sarvepalli Radhakrishnan, një prej mësuesve dhe filozofëve më të dashur të Indisë.


Gjithashtu, Dita Botërore e Mësuesit/es është përcaktuar si data e 5 Tetorit nga Organizata e Kombëve të Bashkuara për Arsimin (UNESCO) në vitin 1994, për te përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga UNESCO në Paris më 5 Tetor 1966. 


Këto janë disa fakte kryesore për këtë ditë që festohet nga ne çdo vitë. Më posht, janë të shkruara dy poezi për fëmijë kushtuar kësaj dite. 


E dashura mësuese


E dashura mësuese, 

faleminderit kam për të të thënë 

se dituri më dhe, 

mu bëre si një nënë.


Hapat e jetës me ty po i nis, 

edukat dhe njohuri më fale, 

nga fletorja ime një fletë do gris 

të shkruaj një "faleminderit" të madhe.


Mësuesja jonë


E dashur ti mësuesja jonë 

që los me ne dhe na mëson, 

sa dituri na paske dhënë 

dhe dashuri si një nënë.


Sot një lule do ta dhuroj 

dhe me ty unë do gëzoj, 

një poezi për ty do shkruaj 

dhe përsëri me ty do luaj.


-Orgesa Kodhelaj 

Instagram: @orgiwrites / @geesiii

Comments