Profesioni i përkthyesit nga sytë e Foteini Moschi | Intervist

 


  Siç kam përmëndur mijëra herë, profesioni ideal që personalisht do të doja të vazhdoja është përkthimi. Një botë gjuhësh, librash dhe udhëtimesh mendore. Në artikullin e sotëm, bazuar në këtë, mendova t'ju prezantoj me punën e përkthyesit, por, nga pikëpamja e vet përkthyesit. 

  Atëherë, kam kënaqësinë të shkruaj këtë artikull bashk me përkthyesen greke Foteini Moschi, e cila ishte e disponuar (dhe sigurisht e falenderoj tepër për këtë) të përgjigjet tek pyetjet e mia në vazhdim. 


• Cilat ishin hapat e para në karrierën tuaj?


"Puna ime e parë ka qënë si redaktore në një kompani, shtëpi botuese të madhe. Një zhytje në ujëra shumë të thella për mua, por që aty mësova shumë, si për punën ashtu edhe për marrëdhëniet e punës në një kompani të organizuar me shumë departamente dhe staf."


• Cila ka qenë oferta juaj e parë e punës në fushën e përkthimit dhe cili ka qenë reagimi juaj?


"Oferta e parë që mora për të përkthyer një libër ishte nga botimet Psychogios dhe bashkëpunimi ynë tani numëron 17 vite! Ishte bileta ime e parë në rrugëtimin e mrekullueshëm në fushën e përkthimit!"


• Si e morët vendimin për të hapur agjencinë tuaj të përkthimit?


"Në një moment të karrierës sime, ndërkohë që punoja në një kompani dhe njëkohësisht bëja përkthime, vendosa të largohem nga kjo gjëndje e kompanive dhe të hap zyrën time në mënyrë për të pasur më shumë fleksibilitet në vëndin, kohën dhe projektet që ndërmarr. Ishte një rrezik që mora, një leap of faith, por që nuk jam penduar në asnjë moment!"


• Çfarë ju pëlqen më shumë në profesionin tuaj dhe çfarë ju jep kënaqësi?


"Profesioni i përkthyesit ka shumë aspekte dhe është e vështirë të zgjedhësh vetëm një! Nëse do të më duhej të thoja diçka, do të veçoja trajtimin e fjalëve, aftësinë për të krijuar ndjenja, përshtypje, imazhe duke zgjedhur fjalët e duhura, duke luajtur me sintaksën, fjalorin dhe figurat e të folurit. Është një lojë magjike plot kreativitet”."


• Një këshillë që do t'i jepnit një të riu që dëshiron të ndjekë profesionin tuaj?


"Mos u frikësoni t'ja nisni! Gjithashtu, të lajmëroheni vazhdimisht jo vetëm në fushën e përkthimit por edhe (dhe ndoshta shumë më tepër) në gjuhën burimore dhe gjuhën e synuar: mjeti më i rëndësishëm në profesionin tonë është gjuha që është e gjallë dhe ju duhet të informoheni vazhdimisht për ndryshimin e saj. Siç ka thënë edhe Seferis, “Duke përkthyer, mëson gjuhën e vet” dhe “Më vështirë është të plotësosh (dhe të përkthesh do të shtoja unë) një varg, sesa të ngresh një shkëmb”. 

Faleminderit!!!"


  Në përmbledhje, z. Foteini Moschi mban blog-un e saj në të cilin postohen shumë artikuj ndimës mbi tematika për profesionin e përkthimit, në greqisht por edhe në anglisht. Më posht, do të gjeni informacionet e saj.

  Përveç kësaj, disa seminare të suksesshme përkthimi janë krijuar nga ajo në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Përkthyes dhe Shkrimtarë të Rodos, por është edhe duke përgatitur e-courses të veta, për të cilat mund të mësoni përmes faqes së saj të internetit.

Më posht, do të gjeni të dhënat e saj:

Blog: www.metaphrasi.gr

Instagram: @metaphrasi



[Instagram: @geesiii/@orgiwrites]









Comments