DRITA ÇOMO | ''DRITË QË VJEN NGA HUMNERA''

 


Si përherë, në pushimet e mia të Vitit të Ri, vizitova librarin e qytetit në Shqipëri. Atje, më ra në sy libri i Drita Çomos, me titull "Dritë që vjen nga humnera" nga botimet Onufri, dhe sipas bisedës me punonjësen e librarisë mbi këtë libër, u binda që t'a marrë.


Libri "Dritë që vjen nga humnera" ndahet në dy pjesë, duke përmbajtur në gjysmën e librit pjesë nga ditari i Drita Çomos, ndërsa në gjysmën tjetër poezit që ajo kish shënuar në fletoren e vetë.


Drita lindi më 19 Mars 1958. Më 1960, nëna e saj, Liri Belishova, një nga udhëheqëset e Rinisë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe babai i saj, Maqo Çomo, udhëheqës partizan e më vonë Ministër i Bujqësisë, u dënuan si "armiq të Partisë e të popullit" dhe për 30 vjet u persekutuan egërsisht në burgje e internime nga diktatura komuniste. Drita në atë kohë, kur prindërit e saj u dënuan, ka qënë vetëm 2 vjeç, dhe përveç kësaj, ka vuajtur edhe nga sëmundja e kancerit, e cila i solli vdekjen më 19 Shkurt 1981.


Sa do që fati nuk ka qënë dhe aq në rrugëtimin e Dritës, ajo ka shfaqur qart në ditarin e saj dashurinë e saj të madhe për jetën. Edhe pse sëmundja e mundonte shpesh në për spitalet e Tiranës, ajo gjithnjë mundohej t'a zbukuronte jetën e saj përditë në çdo mënyrë të mundshme. Drita lexonte shumë libra dhe mësonte gjuhë të huaja, duke shtyrë kështu kohën e saj në spital, por edhe duke u vetëpërmirsuar dhe jetuar.


Historia e saj, personalisht, ndikoi thellë në mendimet e mia mbi jetën, duke më bërë të vlerësoj më shumë lirinë e kohës së sotme. Gjithashtu, mendimi im i parë ka qënë se ndoshta Drita Çomo ishte një version shqipëtarë i Annas Frank.


Instagram: @geesiii / @orgiwrites 

Comments