SHËN VALENTINI DHE DASHURIA | POEZI NGA LIBRI "NDJENJË"

 


Meqë sa po kaloi festa e Shën Valentinit, mendova se do të ishte një tem interesante për të shprehur pak dashuri në një artikull. Siç u kuptua, do përmend disa fakte për këtë ditë, por edhe dy poezi nga libri im poetik "Ndjenjë" që flasin për dashurinë.


Fillimisht, Shën Valentini është një shenjtor i njohur i cili ka jetuar në shekullin e tretë në Romë dhe përkujtohet në datën 14 të Shkurtit. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë por që deri më sot, nuk dihet me siguri se kush e nisi këtë lidhje të Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën i pari.


Ndërsa lidhja e parë të Shën Valentinit me dashurinë në pjesën poetike ka qënë në poezin "Parlement of Foules", e shkruar nga Geoffrey Caucer në vitin 1382 me vargun: "Kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij...".


Në këtë pjesë, vazhdojmë artikullin tonë me dy poezi dashurie nga libri "Ndjenjë ", nga Botimet Ada.


Nëse


Nëse dashuria ime për ty do të ishte oqean,

toka do të ishte mbytur nga uji i saj.

Nëse dashuria ime për ty do të ishte një yll,

çdo natë do të shihje vetëm dritën e saj. 

Dhe nëse kjo dashuri do të mbillte lule,

gjithë bota do të ishte me ngjyra.

S'do të shihje më bardhë e zi,

vetëm nëse e dije se sa vlen për mua.

Nëse dashuria ime për ty do të më bënte me krah,

lart në qiell do të fluturoja.

Nëse dhe ty do të kisha pranë,

gjithmonë me ty do të qëndroja.


Rrahje dhe tinguj


Kur rrahjet dhe tingujt bashkohen,

dhe bëhen një,

krijojnë një melodi dehëse,

që ushqen zemrën me paqe

dhe shpirtin me lumturi.

Atë melodi 

e krijon dashuria.


Shkruar nga Orgesa Kodhelaj 


Informacione nga: Dita e Shën Valentinit - Wikipedia


Instagram: @geesiii / @orgiwrites

Comments