HISTORIA E GJUHËS ANGLEZE BOTËRORE

 


Bazuar në temën e një detyre akademike që kam pas bërë, mendova se historia e pasur e gjuhës angleze do të ishte një tem interesante për tu përmendur në një artikull. Fillimisht, le të shënohet së pari se termi  'anglisht botërore' përdoret për të treguar atë shumëllojshmëri të gjuhës angleze që shërben si mjeti kryesor i komunikimit në për bot.

 

Lloji i parë i gjuhës angleze që u shfaq u krijua nga gjuhët e folura nga fiset gjermane të Evropës veriore. Duke zgjatur deri në shekullin e 7-të, fiset gjermane pushtuan ishullin dhe dëbuan banorët vendas për të krijuar mbretëritë e tyre. Për shkak të kësaj ngjarje historike, anglishtja adoptoi dialektet e gjuhëve gjermane perëndimore që fliteshin tashmë nga banorët e rinj të Britanisë. Për më tepër, për shkak të kontakteve të shpeshta me botën romake, fjalori i anglishtes së hershme përmbante edhe fjalë nga latinishtja. Në mesjetë, kjo gjuhë gjermane kishte zëvendësuar gjuhën origjinale kelte të Britanisë në pothuajse të gjithë Anglinë, si dhe në Skocinë jugore dhe lindore.

 

Një lloj fillestar i anglishtes moderne u përhap në shekullin e 15-të, ndërkohë që vlen të përmendet dhe se në 1755 u botua fjalori i parë i anglishtes nga Samuel Johnson (1709), një shkrimtar anglez me një kontribut të gjat kohor në letërsinë angleze, i cili përmban ndryshime minimale në fjalor për shkak të përfshirjes së fjalëve të reja/të huaja.

 

Mësimi i gjuhës angleze dhe edukimi iu dha popullit si aftësi rreth vitit 1750, pasi deri atëherë arsimoheshin vetëm klasat e larta, priftërinjtë dhe nga ata vetëm burrat.

 

Formimi i anglishtes filloi nga anglishtja e vjetër (Old English), anglishten e mesme (Middle English), ndërsa anglishtja moderne klasifikohet në dy faza: anglishtja moderne e hershme (Early Modern English) dhe anglishtja moderne e vonë (Late Modern English), e cila është edhe versioni aktual i anglishtes, që, natyrisht, ruhet në mbarë botën në shumë variante/dialekte.

 

Si përfundim, gjuha angleze tani zotërohet nga miliona folës në për bot dhe veçanërisht në vendet e mëposhtme: SHBA, Australi, Britani e Madhe, Kanada, Irlandë dhe Zelanda e Re. Përtej këtyre, flitet edhe në vende ose shtete të Karaibeve, Afrikës dhe Azisë Jugore. Anglishtja rënditet e treta në listën e gjuhëve të botës me numrin më të madh të folësve amtarë, duke mbajtur dy vëndet e para spanjishtja dhe mandarina (dialekt i Kinës). Sigurisht që ka edhe një përqindje prej miliona folësve që e kanë anglishten si gjuhë të dytë ose të huaj. Për më tepër, anglishtja është konsideruar prej kohësh një "lingua franca" (gjuhë zyrtare) për disa popuj në Evropë, shumicën e Amerikës së Veriut dhe disa pjesë të Azisë dhe Afrikës.

 

Instagram: @geesiii/@orgiwrites

 

Comments